FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni
Qeveria ka vendosur që në Shqipëri paga minimale të mos jetë poshtë
shifrës 21 mijë lekë. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Punës,
Ministri i Punës Spiro Ksera pranoi se Shqipëria është vendi që aplikon
pagën më të ulët në rajon, ndërsa vendin e parë e zë Kroacia.
Por Ksera premtoi se rritja e pagës minimale cdo vit me 5 përqind dhe nismat e tjera që do ndërmerren do të reduktojnë nivelin e varfërisë ekstreme në vendin tonë.
Kjo deklaratë e ministrit Ksera ka sjellë reagimin e kreut të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Kolë Nikollaj.
Përfaqësus të biznesit kërkuan që vendimi për rritjen e pagës minimale të hyjë në fuqi më 1 janar 2013, kërkesë e cila u pranua në unanimitet. Ndërsa për buxhetorët efektet financiare të rritjes do të fillojnë më 1 korrik të këtij viti.
Top Channel