Korçë, breshëri shkatërron të mbjellat

25/06/2012 00:00

Dhjetëra hektarë me të mbjella, vreshtë dhe pemtari janë dëmtuar plotësisht në dy komuna të Korçës, në Libonik dhe në Bulgarec.

Shkak janë reshjet e shumta të breshërit të regjistruara një ditë më parë kanë çuar drejt shkatërrimit total të prodhimeve bujqësore. Pasi kanë hedhur prodhimet e një viti më parë, si qepet dhe patatet si rrjedhoje e mungesës se tregut, tashme edhe tokat e mbjella kryesisht me grure nuk do te kene prodhim pasi jane demtuar.

Fenomeni natyror pervec te mbjellave ka demtuar edhe disa banesa ne fshatrat Biranj, Lumalas dhe Melcan. Familjet te cilat ekonomine e tyre e mbeshtesin pikerisht tek kultivimi i tokes tashme shprehen se kjo goditje i ka frenuar dhe apelojne per ndihme.Te revoltuar nga humbjet e njepasnjeshme, por edhe mungesa e tregut tani ata kerkojne patjeter qe shteti te reagoje per tu ardhur ne ndihme.

Rreth 6000 banore te ketyre fshatrave tashme ndodhen ne kushte teper te veshtira si pasoje e pamundesise per te rimekembur kulturat ndersa nga Drejtoria e Bujqesise mesohet se eshte ngritur nje grup pune, i cili do te beje vleresimin e demeve.

Top Channel