Njësia Task Forcë ka pushuar hetimet për një nga cështjet e denoncuara nga ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti, i cili drejtoi gishtin e akuzës ndaj ministrit Genc Ruli, për kryerje të veprimeve në kundërshtim me ligjin në menaxhimin e koncensioneve të dhëna nga shteti për vendburimet e kromit. 

Prokurorët Gentian Osmani dhe Ols Dado shprehën në vendimin e pushimit të procedimit penal regjistruar në vitin 2010 për veprën penale, shpërdorim detyre, por pa emra konkretë të dyshuarish,  se mungesa e një elementi të qënësishëm, sic është ardhja e pasojës për shtetin, të con në përfundimin se fakti i ndodhur, nuk parashikohet nga ligji material si fuqi penale.  

Dy prokurorë pasi kanëe kryer veprime intensive hetimore qëe nga marrja e dokumentave nga METE, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave qëndra kombëtare e rregjistrimit kanë dalë në përfundimin se dy marrëveshjet e nënshkruara nga ish-ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe palës koncensionare DARFO, nuk kanë sjellë ndonjë pasojë financiare në dëm të shtetit shqiptar.

Më tej thuhet se veprimtaria administrative  e finalizuar me nënshkrimin e marrëveshjeve që sic duket thonë prokurorët ka qenë në tejkalim të tagrave ligjore ka sjellë një ndryshim në thelb të kushteve koncensionare. Por

Këto ndryshime kanë konsistuar në ndryshimin e grafikut të punimeve dhe planit të investimit, të cilat në procedurë normale duhet të ndiqnin rrugën e miratimit parlamentar, sikurse parashikohet në marrëveshjet koncensionare bazë të vitit 2000 dhe 2001.  

Prokurorët kujtojnë në dosjen e pushimit të hetimeve se marrëveshja mes ish-ministrit të Ekonomisë, Genc Ruli kishte si objekt trajtimin e penaliteteve të shoqërisëe Albanian Chrome të vendosura për mos investim në kohë në koncensionet e përfituara nga shteti për shfyrtezimin e vendburimeve të kromit.

Sic duket nga brendia e marrëveshjes vijojnë prokuroreë nuk rezulton që penalitetet të jenë falur në favor të shoqërisë koncensionare, ish-ministri Ruli i gjendur përpara një situate të krijuar para marrjes së detyrës dhe të akumuluar përgjatë viteve në objektet koncensionare ka nënshkruar marrëveshjen në fjalë duke patur si objekt pikërisht rikuperimin e shumave të penaliteteve të paderdhura në llogari të METE-s deri në atë moment.

Top Channel