Diabeti, një kërcënim serioz

22/06/2012 00:00

Diabeti apo sëmundja e sheqerit, siç njihet, po shndërrohet në një kërcënim serioz për shëndetin e pacientëve shqiptarë.

Sipas mjekëve endokrinologë, më shqetësues është fakti se një pjesë e mirë e të prekurve nga kjo sëmundje nuk e dinë që janë me diabet dhe lejojnë që sëmundja të avancoje, pasi ajo nuk shfaq shenja shqetësuese.

“Në Shqipëri, ashtu edhe në botë, sëmundja e diabetit po rritet. Në Shqipëri, shifrat janë alarmante, pasi 5 për qind e popullsisë është me diabet.Rreth 50 për qind e kësaj popullate nuk është e diagnostikuar, 40-47 mijë janë persona që mjekohen, rreth 50 mijë nuk janë të diagnostikuar, prandaj duhet patjetër të sensibilizohen që të diagnostikojnë diabetin në fazat më të hershme”, thotë Agron Ylli, shef i Pavionit të Endrokrinologjisë.

Shifrat e larta te te prekurve nga diabeti lidhen me jeten pasive te shqiptareve, me mos zgjedhjen e ushqimit duke u orientuar me shume drejt ushqimeve kalorike e duke konsumuar produkte me hormone, qe pas viteve 90 kane mbushur tregun vendas.

“Popullata që është më e rriskuar për diabet është popullata që ka trashëgimi familjare, personat që janë obezë, te personat që kanë hipertension, ajo grupmoshë mbi 50 vjec. Pacientët të paraqiten te mjeku i familjes që të bëjnë analizat për nivelin e sheqerit në gjak. Marrja e kalorazhit të shumtë, marrja e sheqernave, yndyrnave, brumerave dhe moslëvizja nga ana e tjetër, ulja e aktivitetit fizik, mungesa e sportit sjell diabet sheqeri në një fazë të dytë”, thotë Ylli.

Mjeket rekomandojne matjen e vazhdueshme te glicemise, per te patur ne kontroll semundjen e diabetit.Ne nje konference me mjeke endokrinologe jane prezantuar menyrat dhe produkte me te fundit per matjen e sheqerit, ne gjak dhe trajtimi me efikas per pacientet me diabet.

Top Channel