Aksidentet në punë, humbin jetën dy persona

22/06/2012 00:00

Dy ngjarje aksidentale i kane marre jeten dy personave ne librazhd dhe
vlore. Urim Alcani ishte duke punuar ne nje prej tuneleve te fshatit
Mexixe.

32-vjeçari po nxirrte skrap ne momentin kur ka qene duke hequr hekurat nga tuneli, ai eshte shembur duke e zene nen vete. I plagosuri u dergua ne spitalin e Librazhdit per te marre ndihmen mjekesore, por pak ore me vone ka nderruar jete pasi nuk u ka mbijetuar dot plageve te marra.

Edhe ne Vlore Kreshnik Bisha 32 vjeç ka humbur jeten teksa punonte per ndertimin e autostrades Levan-Vlore. Nga hetimet e kryera nga policia ka rezultuar se gjatë tentativës për të ngarkuar një mjet gërmues mbi një automjet tjetër, mjeti që do të ngarkohej  ka rënë dhe e ka zënë nën vete, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Ai u dergua menjehre ne spital ku dhe nderroi jete.

Top Channel