Shalqi nga Shqipëria në Serbi

21/06/2012 00:00

Shalqiri nga Shqipëria mund të jetë një gjë e padëgjuar më parë.
Megjithatë, tregu i Serbisë ka arritur të përfitohet dhe të mposhtet nga
shalqiri shqiptar dhe tregtarët serbë e shohin këtë gjë si një kërcënim
për prodhimet e tyre.

Shalqiri nga importi që më së shumti arrin nga Shqipëria dhe më pas nga Maqedonia arrin në treg pak para atij serb dhe këtë vit pritet që kjo të ulë edhe më shumë çmimin e këtij prodhimi. Mediat serbe kanë raportuar se tregtarët kanë filluar të bëjnë llogaritjet e tyre, por bashkë me ta edhe bujqit sepse në treg shalqiri nga importi arrin për 10 dinarë ose pak më pak se 10 euro cent.

Sipas fshatarëve, shumica e zinxhirëve të marketeve blejnë shalqi nga Shqipëria dhe Greqia dhe ata kërkojnë që të mos lejohet importi i pakontrolluar. Ndërkaq, tek prodhimet vendore kanë ndikuar edhe reshjet dhe bora e gjatë.Sipas disa burimeve jozyrtare, Shqipëria dhe Serbia kanë rritur shkëmbimet tregtare për 25 për qind dy vjetët e fundit. Megjithatë, importuesi kryesor në këtë mes është Shqipëria.

Top Channel