Berisha: Ekonomia e përballoi krizën

20/06/2012 00:00

Në pjesen publike të mbledhjes së qeverisë, Kryeministri Sali Berisha u fokusua vetëm tek situata ekonomike në vend.

Ai dha dy tregues, qe sipas deshmojne per vitalitetin dhe progresin e ekonomise. Treguesi i pare ka te beje me rritjen 20 per qind te investimeve te huaja krahasuar me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Nje zhvillim ky qe per kryeministrin eshte inkurajues dhe shume i rendesishem.

“Deshmi e rritjes se besimit tek Shqiperia dhe ekonomia e saj, por mbi te gjitha, eshte tregues i nje punësimi ne rritje te shqiptareve. Eshte biznesi faktori me percaktures ne perballjen me sukses nga Shqiperia ne njeren prej krizave me te renda qe njerezimi ka njohur ne 80 vitet e fundit”, tha Berisha.

Me biznesin lidhet edhe treguesi i dyte i rendesishem per kreun e qeverise, i cili njoftoi per nje shtim prej 420 biznesesh te huaja dhe vendase, te regjistruar ne Qendren Kombetare te Licencimit ne 4 muajt e pare te vitit. Zgjerimin e lirise se biznesit kryeministri Berisha e cileson si Leven e Arkimedit per rritjen pozitive te ekonomise shqiptare ne raport me krizen evropiane dhe globale.

“Kjo krize shumeplaneshe do te vazhdoje, ndaj dhe eshte ne detyrimin tone te shqyrtojme çdo apekt te saj per t’iu pergjigjur me masa te përshtatshme qe mbrojne Shqiperine nga recensioni dhe garantojne rritjen ekonomike. Ajo duhet te jete qellimi kryesor ne te gjtihe veprimtarine tone”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha tha se eshte merite e reformave te qeverise dhe investimeve publike ne infrastrukture, duke hapur rruge te reja per tregun, qe Shqiperia vazhdon te kete rritje dhe stabilitet ekonomik. Nderkohe, kryeministri beri nje premtim te rendesishem, kur ai tha se qeveria po pergatitet t’i jape pergjigje  perfundimtare çeshtjes se çmimeve te larta per internetin.

“Do te hapen 1200 qendra te tjera interneti qe do te japin internet falas. Por, natyrisht, siç beme te harrohen çmimet e shtrenjta te telefonise celulare i garantoj qytetaret shqiptare se shume shpejt do te harrojne çmimet e larta dhe te paarsyeshme te internetit ne shtepite e tyre”, tha Berisha.
 
Kryeministri Berisha e shfrytëzoi politikisht kete rast per te vene ne dukje ate qe e quajti fat per shqiptaret qe keto reforma nuk mund te bllokohen nga kreu i opozites Edi Rama.  

“Nuk mund te bllokohen se nuk jane me 3/5, sepse, sic eshte bere e qarte per te gjtihe shqiptaret zoti Rama perdor 1/5 pert te bllokuar vendin, pasi ne konceptin e tij konsensus do te thote bllokim. Por keto jane jashte asaj sfere te ngushte qe kerkojne 3/5 ndaj dhe ecin. Sulmohen, por prape ecin”, tha Kryeministri i vendit.
 
Kryeministri përmendi si te tilla koncesionet e hidrocentraleve, qe sipas tij, pervec punësimit te deri 20 mije shqiptareve, jane baza me e mire, qe ne te ardhmen shqiptaret te marrin energji me çmime me te uleta.

Top Channel