Berisha: Biznesi gjerman të investojë në Shqipëri

20/06/2012 00:00

Mbahet forumi ekonomik Shqipëri-Gjermani, në të cilin i pranishëm ishte edhe Kryeministri Sali Berisha.

“Ky forum është i rëndësishëm për marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. Shqipëria ka administratën më të vogël në planet sipas përqindjes së popullsisë”, u shpreh Berisha.

Kryeministri theksoi se ekonomia shqiptare jo vetëm që nuk njohu recesion, por u rrit me 22 për qind.

“Po bëjmë përpjekje maksimale për të ulur barrën burokratike për biznesin. Ftoj biznesin gjerman të investojë në Shqipëri, pasi ky vend ka kapacitete të mëdha”, tha Berisha.

Top Channel