“Prifti”, Gjykata e Lartë pranon kërkesën

20/06/2012 16:55

Gjykata e Lartë ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorit Bujar Sheshi për të marrë në shqyrtim provat e paraqitura nga Prokuroria e Përgjithshme në funksion të proçesit penal që po zhvillohet ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë, Dritan Prifti dhe Leonard Beqiraj.

Çka do të thotë se më datë 29 qershor kolegji penal do të vijojë të shqyrtojë provat nga videoja ku dy zyrtarët shfaqen duke ndarë një shumë lekësh, transkriptimi i bisedës mes tyre, si dhe tabulatët e telefonikë apo hyrje-daljet e tyre të siguruara nga sistemi TIMS.

Ndërkohë që për kërkesën e avokatit të Priftit, Fatmir Braka për papërdorshmërinë e kësaj videoje, kolegji penal deklaroi se është shprehur më herët me një vendim të ndërmjetëm ku është rrëzuar kërkesa për pavlefshmërinë e materialit audio-viziv, e bërë nga mbrojtja e të pandehurve.

Top Channel