S&P, B+ për ekonominë shqiptare

19/06/2012 00:00

Ekonomia shqiptare vlerësohet me B+ nga agjencia e vlerësimit Standard & Poor’s. Ky vlerësim është pjesë e raportit  më të fundit të publikuar nga kjo agjenci dhe është bërë publik nga zv/ministri i Financave, Nezir Haldeda.

“Konfirmon edhe njëherë tjetër qendrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, sa sa pozitivisht nga lexon tregu ndërkombëtar ekonominë shqiptare dhe ambientin shqiptar për të bërë biznes. Në arsyetimin që jepet nga S&P tregohet edhe njëherë vlerësimi për rritjen afatgjatë të ekonomisë së Shqipërisë. Ky vlerësim vijon që prej vitit 2008”, thotë zoti Haldeda.

Në raportin e S&P, thotë zv/ministri i Financave, theksohet nevoja e vijimit të reformave për të vazhduar më tej me rritjen dhe performancën e mirë të ekonomisë.   

Top Channel