Pastrohet nafta në Zharrës

19/06/2012 23:55

Dy ditë pasi një sasi prej 1 mijë ton nafte bruto u derdh në tokë nga disa banorë të fshatit Zharres në Fier, kompania e huaj që menaxhon puset e naftës ka pastruar zonën duke hequr naftën nga toka.

Pas tre lëkundje tërmeti që janë ndjerë në qytetin e Fierit, Roskovec dhe fshatin Dukas, banorët e fshatit Zharrës sulmuan depozitat e naftës duke i hapur ato.

Ata vijuan protestat në rrugën pranë depozitave edhe gjatë kohës kur zona po pastrohej nga nafta e derdhur në tokë.

Në protestën e tyre të parë banorët e fshatit Zharrës u mbështetën nga deputeti socialist Armando Subashi, ndërkohë policia arrestoi dy personat që derdhën naftën bruto.

Në këtë fshat ka shkuar drejtuesi i aleancës Kuq e Zi Kreshnik Spahiu i cili ka folur në një miting me mbështetës të Aleancës në një nga sheshet e fshatit Zharrës.

“Në fshatrat në të cilat jetojnë mbi flori por që fatkeqësisht iu janë tundur dhe rrënuar themelet e shëtpive të tyre. Kjo për shak të koncesioneve skllavëruese që qeveria Berisha ka vënë sot nën tutelë gjithë pasuritë komëbtare. Të gjithë pasuritë kombëtare shfrytëzohen sot në mënyrën më skllavëruese.  Për këtë arsye tërmet që bie në cdo mesnatë që bie në  5.5  apo 7.5, por jo të shkallës Rihter por të shkallës së Sali Berishës”, deklaroi Kreshnik Spahiu, lider i Aleanca Kuq e Zi.

Një ditë më parë drejtuesi i AKBN, Besjan Pesha në një bisedë me përfaqësues të kompanisë së huaj dhe banorëve të Zharrës. Pesha premtoi ngritjen e një grupi pune për të verifikuar situatën dhe pretendimet e banorëve se lëkundjet e tërmetit shkaktohen nga nxjerrja e naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA