Ikën kreu i barnave

19/06/2012 00:00

Nisin lëvizjet e para në postet drejtuese të disa institucioneve  shtetërore, pjesë kjo e respektimit të marrëveshjes politike mes Partisë Demokratike dhe PDIU-së.

Kështu, lëviz nga posti i Drejtorit të Qendrës së Kontrollit të Barnave, zoti Besnik Jaku, për t’ia lënë vendin pasardhësit të tij në këtë detyrë, zotit Arif Shahini.

“Është lëvizje për në një pozicion tjetër për të ardhur dikush tjetër. Unë lëviz për të kontribuar në një sektor tjetër shëndetësor apo jo. Unë jam profesionist në fushën e shëndetësisë, por jam pjesë e politikës, kam patur dhe kam angazhime në Partinë Demokratike”, thotë Jaku.

Sipas tij në sistemin farmaceutik janë eleminuar një sërë problemesh, përfshirë dhe  procedurat burokratike të licensimit, por  problem i vazhdueshëm dhe që kërkon vëmendje të veçantë mbetet futja e medikamneteve kontrabandë dhe framakologjia që është një strukturë e re e duhet ndjekur me kujdes.

“Problematikat që unë i kam cituar edhe herë të tjera, duhen fokusime tek dhënia e barnave pa recetën e mjekut, është një problem në sistemin farmaceutik, sigurisht një vëmendje e vazhdueshme dhe ndaj luftës kundër kontrabandës pasi është një problem shqetësues gjithmonë dhe jo vetëm shqiptar”, thotë kreu i DQKB-së.

Duke qenë pjesë e Partisë Demokratike, Jaku pritet të emërohet në institucione të tjera në lidhje ose jo me shëndetësinë.

Top Channel