Tom Cruise nuk do fëmijë të tjerë
18/06/2012 13:40
Tom Cruise ka thënë se nuk dëshiron të ketë fëmijë të tjerë.
Aktori 49-vjeçar është baba i Suri, vajza 6-vjeçare të cilën e ka me Katie Holmes, Connor (17 vjeç) e Isabella (19 vjeç), vajzat që ka me ish-bashkëshorten Nicole Kidman.
“Jam shumë i lumtur me tre fëmijë. Po shijoj çdo moment që po kaloj me Surin dhe jam shumë i kënaqur me marrëdhënien që kam me vajzat e mëdha”, deklaroi aktori për revistën ‘People’.
Gjithashtu foli hapur për marrëdhënien e tij me aktoren Katie Holmes: “Jam shumë i lumtur që në momentin që e njoha. Ka shumë humor dhe vetëm prania e saj më gëzon.”
Top Channel