Kriza, reduktohet tregtia

17/06/2012 00:00

Konsumatorët shqiptarë po tregohen shumë të kursyer këtë vit edhe në blerjen e produkteve të përditëshme. Vetë tregtarët e fruta-perimeve në tregun pranë ish-Uzinës Dinamo, tregojnë se edhe pse çmimet janë të ulëta, pasi një pjesë e madhe e produkteve janë vendi, fuqia blerëse ka rënë.

“Tek tregu i fruta-perimeve ka shumë rënie, por kriza ndjehet edhe tek tregu industrial ku mbeten mallra stoqe.shumë artikuj ushqimorë kanë afat skadencë, nëse ato skadojnë dhe nuk shiten brenda kohës, ato do të hidhen. Të gjitha këto rëndojnë mbi tregtarët”, thotë Niko Zherdi, kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve.

Por nuk janë vetëm produktet ushqimore që vuajnë reduktimin e shitjeve. Edhe  tregu industrial po vuan prej disa kohësh nga një krizë e zgjatur, e cila po i çon në kolaps.

Shumë produkte skadojnë ose dalin jashtë mode, çka i kthen ato në stoqe. Tregtarët kanë kërkuar ndihmën e shtetit në këtë periudhë krize për ta.

Top Channel