10 fëmijë në vit me probleme të ndërlikuara në zemër do të trajtohen në
Spitalin Pediatrik më të madh në Itali, instituti ‘Giannina Gaslini’.

Ne Spitalin e Pediatrise ne QSUT paraqiten cdo vit rreth 350 te porsalindur me probleme në zemër, nderkohe qe 250 te tjerë vijne nga Kosova.  

Sipas një marrëveshje të nënshkruar me palën italiane, së shpejti në QSUT do të ngrihet edhe qendra e Hemodinamikës pediatrike, që do të zgjidhe një sërë problemesh kardiake për pacientët e vegjël.

“Aktualisht nuk kishim asnjë marrëveshje për pacientët pediatrikë me defekte në zemër, me asnjë spital rajonal ose spital europian. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të na ndihmojë për ngritjen e qendrës së Hemodinamikës, që aktualisht në Shqipëri bëhet vetëm për pacientët e rritur dhe nuk bëhet për pacientët pediatrikë. Të gjithë fëmijët që duhet që kanë këto nevoja shkojnë jashtë Shqipërisë. Me asistencën e kolegëve të Xhenovës ne do të realizojmë qendrën e Hemodinamikës në Shqipëri. Nëpërmjet kësaj qendre shumë pacientë shërohen pa operacion”, thotë kirurgu pediatër, Altin Rrushi.

Por pjese e marreveshjes së nenshkruar me palen italiane nga zëvendësministri i Shendetesise, Bardh Spahia  eshte dhe trajtimi i rasteve te tjera te pacienteve te vegjel shqiptar, kundrejt me nje ulje prej 30 % te tarifave spitalore në Institutin Gaslini.

“Kostot përsa i përket qeverisë shqiptare do të jenë zero dhe njëkohësisht, rëndësia tjetër madhore e kësaj marrëveshje sepse do të mbulojë komplet atë numër pacientësh që ne nga statistikat tona nuk arrijme t’i operojmë në Shqipëri, për arsye sepse kërkojnë një ndërhyrje tepër të specializuar. Njëkohësisht tjetër pjesë e rëndësishme e kësaj marrëveshje është edhe zbritja me 30 për qind e çdo shërbimi që do t’i kryhet çdo qytetari shqiptar edhe jashtë këtij numri 10, në spitalin “Gaslini”, tha zëvendësministri i Shëndetësisë, Bardh Spahia.

Top Channel