Çimentoja, reagim ndaj bllokadës kosovare

14/06/2012 00:00

Vendimi i qeverisë së Kosovës për rritjen e tarifes doganore të importit
të çimentos nga Shqipëria ka sjellë pakenaqesite e biznesit vendas.

Kryetari i Dhomes se Tregtise Nikolin Jaka kerkoi zhberjen e ketij vendimi, pasi sipas tij jo vetem por ndeshkohet biznesi padrejteisht, por edhe po minohet sipas tij politikat per krijim e nje tregu te perbashket shqiptar.

“Do të doja t’i bëja thirrje zonjës Kusari-Lila, si ministre e Tregtisë dhe e Industrisë së Kosovës, që të ketë një reagim pozitiv ashtu siç kishte edhe reagimin për heqjen e tarifës të produktit ‘patate’, një tarifë, e cila u vendos nga qeveria shqiptare, por realisht duhet vlerësuar edhe heqja e shpejtë e kësaj tarife, dhe unë uroj që edhe qeveria e Kosovës dhe në vecanti edhe Ministria, e cila e ka nxjerrë këtë vendim, të reagojë dhe të bëjë të mundur heqjen e kësaj tarife, e cila ka rënduar në mënyrë të ndjeshme importin e këtij produkti nga Shqipëria. Do të doja të thoja, që cdo qeveri është e predispozuar për të mbrojtur investitorët dhe prodhuesit e saj, por vendosja e një tarife në masën 35 për qind, është jashtë cdo lloj logjike, qoftë ekonomike, qoftë edhe politike, që qeveritë përkatëse mund të nxisin prodhuesit dhe sipërmarrësit e tyre, prandaj njëkohësisht unë dua t’i bëj edhe një thirrje qeverisë shqiptare, Ministrisë së Ekonomisë, e cila është edhe mbrojtesja, apo interlokutorja e mbrojtjes së interesave të biznesit shqiptar. Në rastin konkret, kemi një sipërmarrës, një prodhues shqiptar, i cili qarkullon në vlerat e eksportit nga Shqipëria për në Kosovë, shifra mbi 15 milionë euro, shifra këto që normalisht e rëndojnë edhe shifrën e eksportit shqiptar, ndaj edhe Ministria e Ekonomisë duhet të reagojë duke bërë të mundur komunikim dhe një partneritet efikas në Ministrinë e Tregtisë dhe të Industrisë së Kosovës”, tha Jaka.

Top Channel