Policia e Elbasanit kapi sot 200 kilogramë hashash qe po transportohej me nje automjet nga fshati Hotolisht per ne Librazhd.

Patrulla e qarkullimit rrugor është vënë në ndekje të këtij automjeti i cili është i tipit Benz me targa AA 659 CE, të cilët sapo kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit, drejtuesi i tij është larguar mënjehërë ku ka braktisur dhe mjetin.

Sherbimet e policisë kanë konstatur se në këtë mjet ndodhej nje sasi lëndë narkotike prej 200 kilogram. Policia e Elbasanit identifikoi autorët si dhe organizatorët e këtij rrjeti shpërndarje narkotike, ku janë shpallur në kërkim 3 shtetas, identiteti i tyre nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Lënda narkotike kishte si destinacion Greqine.

Gjirokastër, sekuestrohen 50 kilogramë drogë 

50 kilogramë droge e llojit marijuanë u kapën nga Policia e Gjirokastrës
dhe dy banorë të Lazaratit u shpallën në kërkim pas një operacioni të
zhvilluar sot në orën 2.30 të mëngjesit.

Policia kishte zbuluar se dy te rinj nga Lazarati. Droga do transportohej ne kembe ne drejtim te malit te spototit me destinacion bregdetin per t’u kaluar me pas ne Greqi.

Dy te rinjte mbanin cantat me droge dhe sapo policia u beri thirrje te ndalojne jane larguar me shpejtesi ne erresire. Policia gjeti 36 pako me droge, rreth 50 kilogramë gjithsej.

Top Channel