Borxhi ish-Jugosllavisë, 5.4 mln dollarë për Kroacinë
13/06/2012 00:00
Shqipëria do t’i shlyejë brenda dy vitesh Kroacisë borxhin prej 5.4 milion dollarësh. Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi marrëveshjen e nënshkruar nga qeveria shqiptare dhe ajo kroate.
Bëhet fjalë për detyrime të krijuara para viteve ’90. Borxhi i qeverisë shqiptare do të paguhet brenda dy viteve me këste mujore.
Lidhur me shlyerjen e borxhit me vendet e ish-Jugosllavisë, ka mbetur vetëm Maqedonia me të cilën pritet edhe nënshkrimi i marrëveshjes së afërmi.
Top Channel