Përmbyset autoboti me solar

12/06/2012 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë. Aksidenti ka ndodhur 2 orë pas mesnate, mbi Urën e Gjolës, pak kilometra larg Fushë Krujës.

Një autobot i mbushur me solar dhe targa të Kosovës, që drejtohej nga shtetasi Spiro Kumaraku, u përplas me pjesën ndarëse të Urës, duke u kthyer në mesin e saj dhe duke u përmbysur.

Për pasoje ka gjetur vdekjen 64-vjeçari, Kumaraku, nga Ura Vajgurore. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që po punohet për të zbardhur shkaqet e aksidentit si dhe ngritjen e mjetit për zhbllokimin e rrugës.

Aksidenti ka ndodhur pikërisht sipër Urës së Gjolës, ku autoboti është shpërbërë, çisterna ka bllokuar rrugën kryesore, ndërsa kabina e mjetit ka dalë jashtë rrugës.

Top Channel