Ministria e Shëndetësisë deklaroi se duke nisur nga ky vit i ri shkollor
promocioni i shëndetit në shkolla do të kryhet në bazë të standardeve.

Me asistencën e OBSH dhe fondet e OKB, mjekët e shkollave janë trajnuar për temat që do të diskutojnë me fëmijët, që nga mbrojtja prej dhunës në familje e deri tek sëmndjet seksuale që prekin të rriturit.

Sipas ministrit të Shëndetësisë, promocioni në shkolla do të lidhë më shumë komunitetin e prindërve e nxënësve me sistemin shëndetësor.

Top Channel