Meta: Të forcojmë dialogun politik

12/06/2012 00:00

Një ditë pas zgjedhjes së ri të vendit vetëm me votat e mazhorancës,
kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka bërë apel për
të ecur me shpejtësi drejt përmbylljes përfundimtare të reformës
zgjedhore, të reformës parlamentare dhe të zgjidhjes së cështjes së
imunitetit, duke theksuar se tani është koha për të forcuar dialogun
politik, për të çuar përpara reformat dhe për të parë drejt një të
ardhme të përbashkët.

“Procesi i zgjedhjes së Presidentit ka qenë produkt i një procesi të gjatë në kohë, i një dialogu të vazhdueshëm, i tryezave të vazhdueshme, që ka përfshirë të gjitha forcat.Ka patur shumë kandidatë dhe disa mundësi për konsensus. Parlamenti pati detyrën për t’i dhënë zgjidhje procesit, për të evituar zgjedhjet e parakohshme”, tha Meta, në një dalje për mediat.

Ndërkohë duke folur rreth figurës së Nishanit, Meta shprehur bindjen se pavarësisht përkatësisë së tij në Partinë Demokratike, Nishani tani do të jetë një figurë konstruktive, bashkëpunuese dhe institucionale. “Mendoj se edhe opozita ndan të njëjtin mendim për personalitetin e zgjedhur, pavarësisht qëndrimit të saj politik. Konsensusi kërkon dy palë. Procesi i zhvilluar, nuk ishte më perfekti, por ishte më transparenti dhe gjithëpërfshirësi”, tha Meta.

Top Channel