Agjencitë: Ndërhyrje për formalizimin e shitjeve

12/06/2012 00:00

Agjencitë imobiliare kërkojnë rregullim ligjor të kësaj veprimtarie
ashtu siç ndodh me shërbime të tjera siç është avokatia apo noteria.

Te mbledhur per here te pare ne nje forum agjentet e pasurive te paluajtshme thane se ka ardhur koha qe te luftohet tregu informal dhe te mbrohen interesat e konsumatoreve.

“Mundet që si shumë shoqata të tjera që veprojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, apo edhe shoqata me karakter ndërkombëtar prodhojnë kontrata të tilla, që janë unifikuese për të vepruar dhe detyruese për të vepruar, në një drejtim të një profesioni të caktuar”, thotë avokati Artan Hajdari.

Tregu i Agjencive Imobiliare ne Shqiperi po njeh rritje nga viti ne vit. Shitblerjet formale përmes agjencive imobiliare u rritën, sipas të dhënave nga vetë agjencitë me 50 për qind në tre muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Top Channel