FMN jep shifrat për Shqipërinë, ja sa pritet të rritet ekonomia dhe në çfarë niveli parashikohet të jetë inflacioni Biznesi shqiptar rrezikon të zhytet më thellë në krizën që vjen nga mungesave e likuditeteve.
Të dhënat e fundit zyrtare për pjesën e parë të vitit tregojnë se kosto e prodhimit është rritur 2.5% më shumë krahasuar me tre mujat e parë të një viti më parë.
Shtrenjtimi ka prekur gati të gjithë sektorët. Sipas INSTAT, kosto e prodhimit të energjisë elektrike u rrit me 2.7%. Kosto e prodhimit në industrinë e nxjerres u rrit me 1. 7%. Rritje të kostove ka edhe në industrinë përpunuese ku çmimi i prodhimit u rrit me 1. 8% ku rritje më të madhe ka rafinimi i naftës.
Nga vala e shtrenjtimit të procesit prodhues nuk kanë shpëtuar as kompanitë ekportuese ku kosto e prodhimit vendas u rrit me 1.4%.
Në rrethana të zakonshme kjo rritje e kostove prodhuese për bizneset transferohej gati e gjitha në çmimin final të shitjes tek konsumatorët. Por kriza ndërkombëtare e cila ka ulur ndjeshëm konsumin i ka stepur bizneset të rrisin çmimet nga frika e rënies së shitjeve. Por bizneset vendase kanë nisur të përballen jo vetëm me rënien e shitjeve, por edhe atë të zvogëlimit së fitimit çka ka bërë që kriza e likuiditeve të marrë një tjetër përmasë edhe më të madhe.
Përveç kësaj, kompanitë shqiptare renditen për shkallën e ulët të produktivitetit duke bërë që ato të jenë pak konkurruese në tregjet ndërkombëtare. Rritja e kostove të prodhimit do të përkeqësonte më tej këtë tregues duke bërë që produktet shqiptare të jenë më pak të favorizuara në tregje e për pasojë duke e futur krizën në një shkallë tjetër spiraleje.
Top Channel