Gjirokastër, sekuestrohen 42 kg hashash

07/06/2012 00:00

Policia e Gjirokastrës ka bërë të mundur sekuestrimin e 42 kilogramëve
lënde narkotike kanabis sativa. Në vijim të operacioneve antidroge
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve në Policinë e Qarkut
Gjirokastër kanë  zhvilluar një tjetër operacion në fushat poshtë
fshatit Fllomo të Komunës Pogon të Gjirokastër.

Droga po transportohej nga dy te rinj me çanta shpine, te cilet ishin nisur drejt kufirit grek. Sapo kane pikasur policine dy te rinjte kane hedhur çantat me lende narkotike duke i shperndare ne shtratin e perroit dhe jane larguar me shpejtesi ne drejtim te pyllit.

Policia sekuestroi 21 pako me peshe 2 kilogramë secila dhe pas disa oresh beri te mundur identifikimin e dy te rinjve qe ishin nga fshati Lazarat. Policia vijon operacionin per kapjen e tyre.

Top Channel