Festivali i fëmijëve, triumfon Mishela Rrapo

07/06/2012 00:00

Ka përfunduar mbrëmjen e se premtes  festivali mbarëkombëtar i 50-të i
këngës për fëmijë që u mbajt për tre netë me radhë në Shkodër.

Fituese u shpall Mishela Rrapo nga Tirana me këngën “Mos u merzit mami”, me kompozim orkestrim dhe tekst të Ardian Hilës. Mbrëmja finale ka qënë një natë gala ku nuk kanë munguar të ftuar si Ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Alexander Arvizu, ministri i Kulturës Aldo Bumci dhe shumë personalitete të njohura të artit dhe  politikës.

Skenografia krejt ndryshe nga vitet e kaluara, pjesëmarrja nga gjitha trevat shqipfolese dhe prezenca e zërave me kualitativ ka bërë që ky festival të ofrojë te spektatorët momente të veçanta. Në këtë  festival u kënduan  24 kënge te reja  dhe  48  këngë të zgjedhura ndër vite dhe moren pjese rreth 80  këngëtare. Pas një gare të fortë juria përzgjodhi Mishela Rrapon nga Tirana si fituese.

Në këtë  festival moren pjesë pjesë fëmijë të moshave të ndryshme nga Shqipëria, Kosova, Mali Zi dhe Maqedonia duke i dhënë këtij evenimenti formatin e një aktiviteti kulturor mbarëkombëtar.
 

Top Channel