Sekuestrohet hashash në Ancona

06/06/2012 00:00

Në Portin e Anconës janë sekuestruar 170 kilograme mariuanë dhe jane
arrestuar tre shtetas shqiptarë ne dy operacione te ndryshme antidroge
te kryera gjate te njejtes dite.

Fillimisht nga nje traget qe mbërrinte nga Greqia u ndalua nje kamion qe transportonte dy blloqe të mëdha mermeri. Brenda tyre ishte krijuar një hapsirë ku ishin fshehur 156 kilogram mariuane. Dy shoferët e automjetit, që të dy shqiptarë, u arrestuan me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.Më pas karabinierët ndaluan një automjet të drejtuar nga një shtetas shqiptar.

Qeni i repartit antidrogë kishte nuhatur diçka të dyshimtë dhe pas ndërhyrjes së specialistëve, u arrit të nxirren 13 kilograme marijuhanë të futura në një bombol të boshatisur gazi. Hetuesit bëjnë të ditur se droga ishte e paketuar dhe e fshehur nga profesionistë. Llogaritet qe në treg ajo arrin nje vlere prej rreth nje milione eurosh.

Top Channel