Mamurras, arrestohet vrasësi i fëmijës

06/06/2012 00:00

Policia e Lezhës arrestoi një prej vrasësve të fëmijës 9-vjeçar një ditë
më parë Mamurras. Ai eshte Alban Shkreta 24 vjec dhe në kërkim është
vëllai i tij qe ka marre pjese në vrasje.

Ne kontrollin ne banese jane gjetur edhe tre arme te cilat po analizohen nese jane perdorur ne ndonje krim.
Ngjarja e rende ka si shkak nje sherr banal mes autoreve te ngjarjes dhe babait te 9-vjecarit, një ditë para vrasjes.

Xhaxhai i fëmijës së vrarë kishte shkuar ta shoqeronte nipin e sapo dale nga shkolla por eshte qelluar me arme zjarri automatike nga nje automjet ne levizje. Per pasoja femija humbi jeten ne vend ndersa xhaxhai i tij eshte ne gjendje kritike ne Spitalin Ushtarak. Ne baze te deshmive te familjareve dy te dyshuarit kryesore jane vellezerit Shkreta, me precedente penale, nje prej te cileve eshte arrestuar.

Top Channel