Gjoba dhe heqje licence për noterë e përmbarues

01/06/2012 00:00

Ministria e Drejtësisë pas një kontrolli të ushtruar në Zyrat e
Përmbaruesve Privatë dhe Noterëve ka konstatuar një sërë shkeljesh për
të cilat janë marrë edhe masat konkrete administrative deri ne heqje te
licences.

Më konkretisht Ministria e Mbrojtjes bën të ditur se si rezultat i kontrolleve te ushtruara ka vendosur gjoba per 7 permbarues gjyqesor private qe ushtrojne detyrat ne Tirane, Durres dhe Elbasan. Gjobat e vendosura variojne nga 30 mije deri ne 50 mije leke te reja.

Ndersa nga kontrolli i disa zyrave te noterive, inspektoret e Ministrisë së Drejtësisë kane konstatuar shkelje me te renda dhe per rrjedhoje eshte marre vendimi per heqjen e licencave per dy notere Zana Dema dhe Alketa Mullai, ne qytetet e Lezhes dhe Devollit.

Ndersa kane marre verejtje me paralajmerim per heqje te licences, tre notere te tjere ne Tirane dhe Durres. Sakaq kontrolle jane ushtruar edhe në Gjykatën e Apelit dhe Shkalles se Pare ne Vlorë, si dhe në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës, ku per tre kancelare te ketyre gjykatave jane dhene verejtje me paralajmerim per largim nga detyra.

Top Channel