Rritja e masës së pensionit

30/05/2012 00:00

Personat, të cilët kanë plotësuar 35 vite pune, si dhe kanë mbushur
moshën 60 vjeç për gratë dhe 65 vjeç për burrat, por që masa e pensionit
të tyre është e vogël, mund ta rrisin atë duke mos u shkëputur nga
puna.

Drejtori i Kontributeve ne Institutin e Sigurimeve Shoqerore shpjegon se në këtë rast ka një dispozite ligjore, e cila i lejon perfituesit te rrisin masen e pensionit me ane te bonusit.

“Eshtë parashikuar që kjo kategori njerëzish, meqënëse nuk do të aplikojnë për pension do të marrin një bonus, ose një shtesë mbi pensionin që do t’i llogaritet. Kjo shtesë varion për çdo muaj është 0.34 për qind të masës së pensionit të llogaritur”, thotë Sabah Goci, thotë drejtori i Kontributeve në ISSH.

Masa e pensionit minimal, aktualisht llogaritet ne 11 mije e 117 leke, ndersa pensioni maksimal llogaritet ne 22 mije e 234 leke. Sipas Gocit pensionin minimal e perfitojne te vetëpunesuarit dhe ata qe kane punuar ne bujqesi, te cilet perfitojne te ardhura minimale .

Shpesh perfituesit e kontributeve nderpresin punen ne moshen e percaktuar edhe pse nuk jane te kenaqur me masen minimale te pensionit. Ndaj drejtues te ISSH-se u bejne thirrje qytetareve, qe para se te aplikojne per pension te paraqiten me pare per te mesuar se si mund te ndryshojne masen e pensionit që perfitojne.Bonusi merret edhe kur qytetari perfiton pension maksimal.

Top Channel