Berisha: Reforma për t’i shpëtuar krizës

30/05/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha, në mbledhjen e qeverisë paralajmëroi
thellimin e reformave fiskale për të mbrojtur ekonominë nga kriza
globale.

“Ekonomia jonë është e lidhur me euron – tha Berisha – ndaj dhe nuk mund të jetë e imunizuar nga kriza e Eurozonës, por ne do të vazhdojmë të krijojmë lehtësira fiskale për biznesin për të garantuar qëndrueshmeri”.

“Qeveria po përgatit dhe do të shqyrtojë me hollësi një paketë të re të nxitjes së rritjes ekonomike dhe unë ju garantoj se ajo paketë dhe rritja ekonomike ka si alfën dhe omegën, lehtësimin, mbështetjen dhe nxitjen e biznesit. Shqipëria ka të gjitha mundësitë e potencialet që jo vetëm të shmangë recesionin, por të garantojë rritje progresive, me modelin e saj”, tha Berisha.

Top Channel