Siri, vëzhguesit e OKB mbërrijnë në Hula

26/05/2012 00:00

Vëzhguesit ndërkombëtarë të Kombeve të Bashkuara mbërritën në qytetin e Hulas në Siri, qytet ku opozita siriane pretendon se mbrëmjen e së premtes është kryer një masakër e vërtetë nga ana e forcave qeveritare të presidentit Bashar al Assad.

Të dërguarit e OKB-së, që ndodhen në Siri për të vëzhguar respektimin e armëpushimit mes forcave opozitare dhe atyre qeveritare, nisën inspektimin nga afër të lagjeve të qytetit, e pritet të kryejnë një “hetim” edhe në zonën ku Observatori sirian me qendër të Londër, pretendon se janë vrarë të paktën 90 civilë, 25 prej të cilëve fëmijë.

Me anë të një video të publikuar në Youtube, opozita siriane dëshmon masakrën e ndodhur në qytetin
Hula, të provincës Homs, në Siri. Janë të pakten 90 të vrare, 25 prej
tyre fëmijë. 

Dhjetera të tjerë mbetën të plagosur. Ofensiva e ushtrisë siriane ndodhi në mbremje. Nëse shifra e viktimave do të konfirmohet, atëherë ky është një prej sulmeve më të përgjakshem, në një zonë të vetme nga muaji prill kur nisi dhe armepushimi. Këshilli Kombetar Sirian flet per 110 të vrarë.

Ne Hula, sic raportojnë aktivistet disa prej viktimave jane masakruar nga milicia, të tjerë humbën jetën në bombardime apo u ekzekuan ne masë. Mengjesin e se shtunes, banorë të shumtë të Tibes dhe Taldos vraponin drejt qendres se Hula-s për të shmangur bombardime te reja.

Ata hodhen në “YouTube” disa video amatore, ku shihen pamjet e tmerrshme te kufomave te femijeve te pergjakur. Madje degjohet dhe personi qe i ka filmuar, i cili bertet se eshte e pamundur për t’i numeruar.Me heret, i dërguari i Ligës Arabe në Siri, Kofi Anan tha se po planifikon të vizitojë Damaskun.  Zedhenesi i tij nuk dha ndonje date, por diplomatet ne Gjeneve thane se Anan do te ndaloje ne Siri, ne fillim te javës së ardhshme.

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun shpjegoi se opozita kontrollon pjesë të disa qyteteve të Sirisë. Përmes një letre drejtuar Këshillit të Sigurimit, ai e cilësoi situatën në këtë vend “tejet serioze” dhe u kërkoi vendeve të mos armatosin asnjërën palë në konflikt. Ne letren e tij, ai permend edhe grupet terroriste tashme te vendosura ne Siri, qe mund te jene pas sulmeve te fundit me bomba. Ban Ki mun foli per progres te vogel te perpjekjeve te OKB-se per ti dhene fund konfliktit. “Siria nuk ka ndalur apo terhequyr armatimet e renda ne shume zona te vendit, nje prej kerkesave ne planin e Kofi Anan.

Top Channel