Shpërthim në Durrës, dëme materiale

25/05/2012 00:00

Një shpërthim lëndë plasese ka tronditur qytetin bregdetar të Durresit,
gjate oreve te para te dites se sotme. Ngjarja eshte regjistruar rreth
ores 02.15 ne rrugen “Aleksander Goga” te Durresit, fare prane nje pike
te shperndarjes se gazit te lengshem me pakice.

Shperthimi ka shkaktuar vetem deme materiale, ndersa policia lokale dhe ekspertet e antikrimit kane nisur hetimet per te zbardhur kete ngjarje kriminale. Hetimet jane fokusuar kryesisht ne konflikte te mundshme lidhur me subjektet private qe operojne ne zonen, ku ndodhi shperthimi qe ka demtuar trotuarin dhe xhamat e dyert e disa subjekteve.

Pikerisht nje prej ketyre subjekteve ka qene dhe objekt i paralajmerimit per shkaterrim te biznesit me lende plasese qe mendohet te jete tritol. Policia nderkohe njofton se ka arrestuar nje person te dyshuar per ngjarjen. Nderkaq nje dite me pare, nje kambist eshte grabitur me dhune nga dy persona, te cilet e kane sulmuar duke dale nga automjeti i tij, ne afersi te qendres se Durresit dhe jane larguar duke i marre shumen prej 5 milionë lekesh. Burime policore thane se po hetohet per identifikimin e grabitesve dhe kapjen e tyre.

Top Channel