Berisha: Kriza do vazhdojë

25/05/2012 10:30

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se kriza ekonomike do të vazhdojë
gjatë dhe i kërkoi biznesit shqiptar të shqyrtojë strategji të reja për
të qëndruar në treg, këto kohë të vështira.

“Kjo krizë nuk është afatshkurtër, kjo krizë nuk është afatmesme, kjo është një krizë afatgjatë. Ndaj edhe do t’ju sugjeroja të bëni gjithçka, për një partneritet sa më të ngushtë me bizneset dhe biznesmenët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve të tjera”, tha Berisha.

Gjatë një takimi të zhvilluar nga Bashkimi Europian, në bashkëpunim me Unionin e Dhomave të Tregtisë, zoti Berisha premtoi se qeveria do të bëjë ulje të tjera taksash.

“Ju garantoj se vitin që vjen do të fillojë me një barrë më të lartë fiskale për ju”, tha Berisha.

Kreu i qeverisë e shfrytëzoi takimin për t’i kërkuar Bashkimit Europian t’i japë Shqipërisë akses në fondet për bujqësinë, të cilat deri tani Shqipëria nuk i përfiton për shkak të mosmarrjes së statusit kandidat dhe përmbushjes së disa kushteve që lidhen me integrimin.

“Mundësitë tona për të asistuar direkt fermerët për konsolidimin e frymës së tyre kanë qenë dhe janë modeste. Ne do të vlerësonim shumë në këtë kontekst një mbështetje nga Komisioni Evropian”, tha Berisha.

Bashkimi Europian ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për të informuar biznesin shqiptar mbi mundësitë, por edhe sfidat që vijnë nga integrimi i vendit dhe hapja e Shqipërisë me tregjet europiane.   

Rama: Problemi i biznesit, barra e korrupsionit

Lideri i opozites i eshte pergjigjur permes Twitterit premtimit te kreut te qeverise per ulje te barres fiskale ndaj biznesit, duke nisur nga viti qe vjen.

“Biznesi s’ka problem barren fiskale, po barren e  korrupsionit, rryshfeteve, gjobave, referencave, barren e qeverise qe i ka hipur ne zverk!”- shkruan Rama ne profilin e tij ne Twitter.

Duke iu pergjigjur akzues se Berishes se opozita lufton me mullinjte e eres per sistemin e taksimit, Rama shkruan se “KM po i merr era mullirin ku bluan dokrrat e tij e pasurite e popullit”.

Sa per kerkesen e Berishes ndaj BE per me shume fonde dhe ndihme per bujqesine, Rama thekson se kjo ndihme vjen pas marrjes se statusit dhe akuzon Berishen se ende nuk e di nje gje te tille.

“KM kerkon ndihme nga BE per bujqesine!Nuk e di ende qe kjo ndihme vjen pas statusit? Ja nje arsye pse statusi sdigjet per Jozin e Ristanin!”- shkruan Rama.

 

Top Channel