Alarmi për bombë te “Tajvani”, fals

24/05/2012 00:00

Një telefonatë me numer të identifikueshëm ka sinjalizuar në sallën
operative të Policisë së Vlorës, për vendosje bombë në ambientet e
kompleksit “Tajvan”.

Pas marrjes se ketij informacioni, policia e qytetit bregdetar ka sinjalizuar koleget ne Tirane, te cilet kane rrethuar menjehere zonen, ndersa kane derguar per verifikim nje grup xhenieresh te sektorit antieksploziv. Ne mbeshtjetje te tyre ka patur Forca te Nderhyrjes se Shpejte, si edhe qen te specializuar ne nuhatjen e tyre ndaj eksploziveve.

Per me shume se 30 minuta te gjitha ambientet e ketij kompleksi jane kontrolluar me imtesi, duke perfshire edhe te gjitha automjetet e parkuara rreth e rotull Tajvanit. Ne perfundim rezultoi qe alarmi i vendosjes per bombe te ishte i rreme, dhe jo vetem kompleksi por edhe zona ju rikthye normalitetit, pasi ishte ndaluar qarkullimi i kalimtareve dhe automjeteve.

Numri nga i cili është bërë telefonata për alarm bombe, i përket një shtetaseje nga Kavaja e cila u shoqërua në polici. Por telefonata sipas policisë ishte bërë nga një mashkull, vëllai i shtetases në fjale, i cili është shpallur në kërkim.

Top Channel