Kaçurrelat e Halle Barry
23/05/2012 09:50
Halle Barry është paraqitur në një event në Nju Jork me kaçurrela që e bënin të dukej shumë më e re se 45 vjeç.
Look-un e ri e kishte shoqëruar me një palë vëthë argjendi.
Aktorja gjithashtu kishte veshur një bluzë gri, xhinse të bardha dhe një palë këpucë të sheshta. Ndryshimi i pamjes së jashtme, sipas mediave rozë, është bërë për të shënuar një pikë kthese në jetën e Barry pas ndarjes nga Gabriel Aubry dhe fejesës me Olivier Martinez.
Protagonistja e ‘Catwoman’ do të martohet për herë tyë dytë pasi kishte premtuar se kurrë më nuk do të martohej pas dështimit të martesës së parë.
Në një intervistë për ‘Extra’, fituesja e çmimit Oscar tha: “Kurrë mos thuaj kurrë! Nuk e mendoja se do martohesha sërish.”
Top Channel