Seanca e parë gjyqesore ndaj të pandehurve të akuzuar për vrasjet
përpara Kryeministrisë në 21 janar të vitit të shkuar nuk zgjati më
tepër se 10 minuta, kjo për shkak se prokurorët kërkuan më tepër kohë
për t’u shprehur për kërkesat paraprake të avokatëve mbrojtës.

Pasi ka bere njohjen e paleve ne proces dhe verifikimin e tyre, kryetari i seancës ka nisur, një nga proceset më të rëndësishme gjyqësore. Vetë organi i akuzës, nuk ka patur asnjë kërkesë përpara se të nisë shqyrtimi gjyqësor i kësaj ngjarjeje, ndërsa dy avokatet e të pandehurve Agim Llupo dhe Ndrea Prendi kane kerkuar te shpallen te pavlefshme, dy akte ekspertimi te trupave te Ziver Veizit dhe Faik Myrtaj, me pretendimin, se ato jane kryer nje dite me pare se vete Prokuroria te merrte vendim per kryerjen e tyre.

Dy aktet qe mbrojtja kerkon pavlefshmerine jane teper te rendesishme per procesin gjyqesor. Prokuroret per ta verifikuar pretendimin e mbrojtjes kërkuan kohë, për të dhënë shpjegimet e tyre lidhur me kete pretendim. Gjykata vendosi t’u jape atyre 15 dite kohe deri ne 4 qershor, kur do te jete seanca e radhes.

Ky eshte njeri prej proceseve gjyqesore qe gjykata ka nisur ne lidhje me ngjarjen e rende te ndodhur ne 21 janar, ku i pandehur eshte ish-komandanti i Gardes se Republikes, Ndrea Prendi, ndaj te cilit rendon akuza e vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese e demonstruesit Faik Myrtaj, Agim Llupo, per vrasjet e demonstruesve, Ziver Veizi dhe Hekuran Deda, si edhe Margarit Kume, qe akuzohet per veprime qe pengojne zbardhjen e se vertetes.

Se shpejti po kjo gjykate do te nise edhe procesin gjyqesor ndaj specialistit te IT-së ne Kryeministri Armando Kasaj, i cili akuzohet se ka kopjuar dhe me pas ka nderhyre duke fshire serverin e kompjuterit, ku ndodheshin pamjet filmike te kamerave te godines se kryeministrise, te cilat kishin xhiruar ngjarjen e asaj dite.

Top Channel