Berisha: Anglisht që në klasën e tretë

18/05/2012 00:00

Nga Konferenca “Gjuha angleze dhe sistemi arsimor-nje mundesi e re”,
kryeministri Sali Berisha deklaroi se cdo nxënës duhet të dalë nga
gjimnazi me dy gjuhë të huaja, ku gjuhë e parë e detyrueshme të jetë
anglishtja.

Kryeministri pasi foli për anglishten e tij mësuar falë dëgjimit të shërbimit botëror të BBC-së, propozoi që gjuha angleze, tashmë e shnderruar në gjyhën e globalizmit, të nisë së mësuari, nga fëmijët shqiptarë që në vitet e para të shkollës fillore.

“Është e rëndësishme që të konsolidojmë anglishten nga klasa e tretë, gjer në provimet e detyrueshme të maturës, si gjuhën e parë të huaj për çdo fëmijë shqiptar.Çdo nxënës duhet të mbarojë gjimnazin me dy gjuhë të disponuara. E dyta duhet të jetë frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, kinezçe. Detyrimisht, duhet të ecim edhe me këtë gjuhë e cila gjithnjë edhe më shumë merr terren dhe rëndësi të veçantë mbasi sot Kina është superfuqia e dytë e botës në ekonominë planetare”, tha Berisha.

Ambasadori Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicolas Cannon e ilustroi punën e Këshillit Britanik, me disa shifra.

“Më shumë se 700 kandidatë cdo vit zgjedhin këshillin britanik për të testuar anglishten e tyre nëpërmjet “International English Testing System”.Ndërsa universitetet shqiptare zgjedhin këtë sistem për të testuar anglishten e studentëve që kryejnë masterin. Ky është një test që përdoret nga 7 mijë organizata në të gjithë botën”, tha Cannon.

British Council, organizata e Mbreterise se Bashkuar per Arsim dhe Marredhenie Kulturore, eshte krijuar ne Shqiperi ne vitin 1994 dhe ka ofruar vazhdimisht mbeshtetje per mesimdhenien e gjuhes angleze ne te gjitha nivelet e arsimit shqiptar.

Top Channel