Ka dështuar për të 12-ën herë rresht për shkak të mos paraqitjes së
avokatëve procesi gjyqësor ndaj të pandehurve Dritan Dajti, Ergys Xhoxhi
dhe Mariglen Allmuça.

Por edhe trupa gjyqesore ka njoftuar per kete situate te bllokimit te procesit Dhomen Kombetare te Avokatise dhe ministrin e Drejtesise deri me tani nuk ka asnje reagim, nderkohe qe deshmitaret e radhes kane disa seanca rresht qe nuk po arrijne te flasin para gjykates.

Kryetari i Gjykates se Krimeve te Renda Sandër Simoni deklaroi per Top Channel se kjo situate eshte e patolerueshme, pasi ka edhe procese te tjera ne kete gjykate, qe po mbahen peng per shkak te avokateve.

“Eshtë e patolerueshme. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë në mënyrë institucionale me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, do të kërkojmë edhe takime formale me drejtuesit e këtyre institucioneve. Do të vë në dijeni edhe Ministrinë e Drejtësisë, e cila ka një detyrim të ligjit të sotëm për Avokatinë, për të bashkërenduar dhe për të verifikuar mënyrën se si ushtrohet profesioni i avokatisë”, tha Simoni.

Referuar eksperiences ndaj disa te pandehurve te meparshem nen akuze per krijim organizate kriminale apo pjesemarrje ne organizate kriminale, Gjykata e Krimeve te Renda po tenton te zevendesoje avokatet qe mungojne, me ata kryesisht, ne menyre qe te zhbllokoje proceset. Por edhe kjo metode nuk po ecen, edhe avokatet kryesisht po mungojne.

“Në rast të kundërt, ne do të ndërhyjmë në disiplinime të paktën të avokatëve kryesisht, duke përjashtuar çdo mundësi që avokatët kryesisht, të cilët nuk respektojnë vendimet e Gjykatës së Krimeve të Rënda për të mbrojtur klientin e tyre do të përjashtohen nga çfarëdolloj procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda, nëse ato në mënyrë selektive zgjedhin procese tek të cilat asistojnë ose jo. Deri më tani nuk kemi patur përgjigje as nga Ministria e Drejtësisë”, tha Simoni.

Mungesa e avokateve ne gjykata dhe per rrjedhim bllokimi i gjyqeve eshte bere disa here publik, e megjithekete ende nuk ka nje zgjidhje.

Top Channel