Lushnjë, rekord prodhimesh të perimeve

17/05/2012 00:00

Sezoni i ketij viti, persa i perket perimeve, duket se do te jete nje nga sezonet me më shume prodhimtari.
Momentalishte ne tregun tone, prodhimi vendas po ze peshen kryesor te konsumit.

Eshte kultura e domates ajo qe duket se do te kete nje prodhimtari te larte, kjo nga fakti qe siperfaqja e serave te mbjella me kete kulture eshte rritur me 10 për qind.

Kjo ka bere qe dhe çmimi i shitjes te jete dhe me i arsyeshem per konsumatoret.momentalishte ne tregun e shumices ne Lushnje domatet e cilesise se pare shiten me 50 lekë, ndersa ne tregun e kryeqytetit me pakice çmimi eshte trefish.

Kete vit pritet te prodhohen 2.5 milione kuintalë perime vetem ne Lushnje, nje pjese e madhe e ketij prodhimi eshte kontraktuar per t’u eksportuar jashte vendit.

Rrethi i Lushnjes eshte zona me prodhimin me te madh te perimeve te cilat furnizojne pjesen derrmuese te tregut vendas me pakice por edhe shume vende perendimore dhe lindore.

Top Channel