Miranda, Flynn dhe Orlando në Bora-Bora

10/05/2012 00:00

Modelja australiane po kalon disa ditë të jashtëzakonshme me
bashkëshortin e saj Orlando Bloom dhe djalin e saj Flynn, në plazhet e
mrekullueshme të Bora-Borës.

Ajo është fotografuar e veshur me një palë bikini të bardha, që sigurisht në trupin e saj perfekt rrinë shumë bukur.

Modelja e Victoria’s Secret është parë të kalojë disa momente magjike me djalin e saj 16-muajsh, ndërsa shëtisnin të dy në plazh.

28-vjeçarja dhe djali i saj më pas u bashkuan me 35-vjeçarin Bloom për një notim në pishinën e hotelit “Four Seasons”. Familja e mrekullueshme ndodhet për disa pushime të shkurtra në Bora-Bora dhe më pas do të udhëtojnë drejt Zelandës së Re.

 

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA