Të gjithë kemi mësuar në tavolinat e shkollës, apo kemi dëgjuar më vonë se 70 përqind e sipërfaqes së planetit tonë, është e mbuluar nga uji dhe vetëm 30 përqind është tera.

Pikërisht për shkak të këtij përkufizimi, shumë prej nesh kanë krijuar përshtypjen se pjesa më e madhe e planetit është e përbërë nga uji, por jo; jemi gabuar.

Një studim i Institutit Amerikan të Gjeologjisë, vëren se prania e ujit në Tokë, është aq e papërfillshme, saqë do të mjaftonte një “rreth” me diametër 1384.035 kilometër për ta mbledhur të gjithin në të njëjtin vend.

Pak më shumë se 96 përqind e ujit të planetit tonë, ndodhet në oqeane që përbën sasinë e ujit të kripur, 3 përqind e pak ndodhet i grumbulluar tek liqenet, lumenjtë, në ajër në formë resh, dhe në organizmat e gjallë që popullojnë tokën, përfshirë edhe njeriun.

“Toka është një planet me ujë, shpesh e quajmë i lagësht. Por jo aq sa na duket ne. E gjithë sasia e ujit, në oqeane, në thellësi të tokës, në formë liqenesh e lumenjsh, në atmosferë në formë resh dhe në trupat e gjallesave, do të grumbullohej fare mirë në një glob me diametër 1384.035 kilometra”, thotë Instituti Amerikan i Gjeologjisë.

Top Channel