Efekti serrë, faji i dinosaurve

08/05/2012 16:10

Në qarqet e shkencëtarëve pranohet gjërësisht se periudha e Mezozoikut (250-65 milion vjet më parë) u shoqërua me temperatura relativisht të larta dhe me shtimin e dinosaurve, të cilët më pas u zhdukën.

Për zhdukjen e tyre, teoria më e fortë mbetet ajo e goditjes së tokës nga meteorët. Një grup shkencëtarësh nga Liverpuli i Anglisë u munduan të ndërtojnë urën lidhëse mes rënies së meteorëve që zhdukën dinosaurët dhe rritjes së temperaturës në Tokë gjatë Mezozoikut.

Teoria e tyre u botua në “Current Biology” dhe arrinte në përfundimin se ishin vetë dinosaurët ata që shkatërruan Tokën, sidomos barngrënësit.

Dihet që metani është një gaz i fuqishëm serrë, me potencial për të ngrohur planetin tonë 21 herë më të lartë se sa anhidridi karbonik për 100 vjet, por plot 56 herë më shumë për 20 vjet. Aktualisht gjendja e gazit metan në atmosferë është 1.8 grimca në 1 milion dhe cilësohet si përgjegjës për 18 përqind të efektit serrë .

Metani është një produkt natyral që gjendet në sasi të mëdha në stomakun e barngrënësve dhe që ka funksion jetik në tretjen e ushqimit tek to.

Dave Wikonson nga “John Moores University” në Liverpul thotë:

“Një model i thjeshtë logjik na shtyn të besojmë se mikrobet e zhvilluara në stomakun e dinosaurve barngrënës, por që u mundësonte atyre procesin e tretjes së ushqimit, u cliruan në masë pas rënies së meteorëve. Kjo sasi mikrobesh, përthithi gazin metan dhe e cliruan atë në natyrë në sasi aq të mëdha, saqë mund të merret si shkaktar i ngrohjes së planetit në periudhën Mezozoike”.

Por sa mund të ketë ndikuar një mikrob në ngrohjen e një planetit të tërë? Sipas shkencëtarëve, dinosaurët barngrënës, ndryshe sauropodët, (që peshonin rreth 20 ton) prodhonin rreth 520 milion ton metani në vit. Kjo është një e shifër shumë herë më e lartë se sa emëtimet e këtij gazi në ditët e sotme. Sa më shumë metan të kishte në atmosferë, aq më shumë ngrohej ajri dhe nga kjo klimë përfituan dinosaurët reptilë me gjak të ftohtë, që populluan Tokën pas zhdukjes së titanosaurve dhe sauropodëve.

Teoria e grupit të shkencëtarëve britanikë dhe puna eksperimentale e tyre me gazin metan, do t’u paraqitet shkencëtarëve, antropologëve dhe historianëve më me emër në studimin e fazave nëpër të cilat ka kaluar planeti ynë për të dhënë një mendim “specialistësh” për të.

Top Channel