Kryeministri britanik rrezikoi së tepërmi kur mbështeti në një konferencë shtypi në Bruksel Nicolas Sarkozy në muajin shkurt.
Por duket se po kaq rrezikoi edhe kur refuzoi të takohet me rivalin e tij, tashmë president i ri i Francës, Hollande, kur ai vizitoi Londrën, duke u takuar vetëm me liderin e opozitës britanike Ed Miliband.
Një ditë pas zgjedhjeve në Francë, ekziston tashmë frika për një ftohje mes Londrës dhe Parisit, pasi kryeministrit britnaik do t’i duhet të udhëtojë 5 mijë kilometra për t’u takuar me presidentin e ri në samitin e G8-ës, në Kemp Dejvid, sesa të merrte Eurostarin për një udhëtim prej dy orësh.
Duket se ish-ambasadori britanik e ka këshilluar Cameron se Sarkozy do fitonte eventualisht në raundin e dytë, ndërkohë që ambasadori ri Sir Peter Rickets, ish-këshilltari i çështjeve të sigurisë kombëtare, nuk ka arritur ta bindë kryeminstrin që të ndyshonte qëndrim ndaj Sarkozy.
Mesa duket, Cameron ka luajtur me një portë, citohen burime të larta qeveritare të thonë për shtypin. Dhe çmimi që do duhet paguar është i lartë.
Kjo, pasi Britania varet shumë nga udhëheqësi i ri i Francës në rrugën drejt rigjallërimit ekonomik, mbrojtjen kombëtare dhe të ardhmen e industrisë britanike të energjisë bërthamore.
Ajo që është më e habitshmja është fakti se për të mësuar për pikëpamjet dhe qëndrimet e zotit Hollande, diplomatët britanikë janë detyruar të telefonojnë kolegët e tyre gjermanë, për të mësuar se çfarë dinin ata për presidentin e sapozgjedhur.
Aktualisht Britania është në vartësi të Francës për aeroplanmbajtëse, në rast të një konlfikit të mundshëm përpara 2020-ës me Argjentinën për ishujt Falkland, kur ndërtohet dhe aeroplanmbajtësja e re britanike, pasi nxorrën nga shërbimi të vjetrën.
Britania mund të ketë problem me furnzimin me energji, pasi ka nënshkruar marrëveshje me Francën për ndërtimin e gjeneratës së re të reaktorëve bërthamorë.
Por nga ana tjetër, Britania duket se do mirëpresë biznesmenët francezë që mund të largohen nga taksa 75 përqindëshe e propozuar nga zoti Hollande ndaj tyre, të cilët mund të gjejnë parajsën në Londër.
E nëse politikanët e të dyja vendeve do të vendosin egot dhe sedrën e lënduar personale përpara politikës reale në botën e sotme tejet të ndërvarur, kjo mbetet të shihet, edhe pse historia, aq më tepër jo modernia, nuk ofron shembuj bindës.
Top Channel