Fitorja e Hollande në Francë

07/05/2012 20:00

Zgjedhjet presidenciale në Francë janë ndjekur nga afër edhe prej përfaqësuesve të ndryshëm të partive politike nga Europa.

Politikani italian Gianni Pittella, njëkohësisht eurodeputet, e komenton fitoren e Hollande si një ndryshim jo vetëm për Francën por edhe më gjerë në Europë.

Ndërsa deputeti Taulant Balla, i ftuar nga shtabi elektoral i Hollande, shprehet se humbja e Sakozy erdhi si pasojë e zhgënjimit nga potikat e të djathtëve.

I dërguari i Top-Channel në Paris, Endri Xhafo e nis intervistën me Gianni Pittella, duke e pyetur se ç’do të thotë humbja e Sarkozy dhe fitorja e Hollande.

Pittella:
Me humbjen e Sarkozy më në fund mund të bëhet një politikë për zhvillimin dhe rritjen. Deri më tani është bërë një politikë jo e drejtë.

TCH: A do ketë ndikim fitorja e Hollande edhe te veprimet e kancelares Merkel?

Pitella: Sigurisht, kancelarja nuk mund të bëjë atë që ka bërë deri më tani, duhet të bjerë dakort me Hollande, por edhe me qeverinë italiane.

TCH: Mendoni se kriza zgjidhet edhe pa borxhe?

Pitella: Kemi bërë propozime për eurobondin dhe mundësi të tjera për të bërë para dhe shpenzuar për një plan të madh europian për rritjen ekonomike.

TCH: Fitorja e Hollande do ketë influencë në vende të tjera?

Pitella: Unë mendoj që këtë mbrëmje ka ndryshuar era në Europë dhe kjo erë do ndryshojë edhe në Gjermani e Itali.

Taulant Balla: Besoj se duhet të ndajmë të njëjtin vlerësim që fitorja e presidentit të ri të Francës, Hollande, është një erë e re për të majtën europiane, po të kemi parasysh rolin që luan Franca si një ndër vendet e themelit të BE-së. Sigurisht, fitorja e Hollande në vlerësimin tim ka dy specifika, e para ishte zhgënjimi nga politikat e së djathtës të presidentit Sarkozy dhe e dyta besimi në gjithçka që Hollande propozoi kundrejt popullit francez. Luftimi i krizës ekonomike jo nëpërmjet masave shrtërnguese, por përmes politikave të rritjes së ekonomisë franceze dhe të rritjes së ekonomisë në Bashkimin Europian. Këto ishin dy çështjet kryesore që përshkruan këtë fushatë zgjedhore. Ne socialistët shqiptarë, së bashku me socialistët italianë dhe socialistët francezë, festojmë një fitore të madhe të një prej figurave kryesore të socialistëve francezë në 10 vitet e fundit.

Top Channel