“Jo motele në Kalanë e Lezhës”

05/05/2012 00:00

“Jo moteleve në Kalanë e Lezhës”, me këtë moto ka protestuar në këtë kala mesjetare Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore.

Studiues, arkeologë si dhe gazetarë të njohur u shprehën kundër nismës së ndërtimit në Kalanë e Lezhës sikundër në të gjitha kalatë e tjera.

Studiuesi Artan Lame foli mbi ndikimet negative që vijnë si pasojë e ndërtimit në Kala, e ndërkohë ai zbulon edhe se cfarë mendohet të ndërtohet në Kala e sipas tij atje parashikohet që përvec lokaleve të ketë edhe një fushë tenisi si dhe një pishinë.

Arkitekti Artan Shkreli ka kundërshtuar deklaratën e bërë disa ditë më parë nga kreu i bashkisë, Viktor Tushaj duke u shprehur:

Kundër ndërtimeve brenda kalasë foli edhe arkeologu Lorenc Beko. Sipas tij ky është rrënimi më i madh që i bëhet kulturës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare.

Top Channel