Kujtohen dëshmorët e LANÇ

04/05/2012 18:35

Organizata Kombëtare e Dëshmorëve të LANÇ ka organizuar pranë ambjenteve të SHQUP-it një aktivitet për të përkujtuar dëshmorët e atdheut në prag të ditës së Pesë Majit.

Kryetari i kësaj organizate, Gjergji Velo ka kujtuar në fjalën e tij kontributin heroik të dëshmorëve të atdheut, si dhe ka përshëndetur pjesëtarët e familjeve të tyre, të pranishëm në këtë aktivitet.

Zoti Velo është ndalur tek mungesa e vëmendjes së shtetit ndaj simboleve të luftës, por dhe varrezave të dëshmorëve konform ligjit dhe rregullave.

Ndër ta është largimi i monumentit të Heronjve të Vigut në Shkodër, zhdukja e bustit të heroit Misto Mame në Tiranë, si dhe heqja e disa emrave të heronjve të popullit në botimet e fundit të enciklopedisë.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm përfaqësues të presidentit të Republikës dhe Partisë Socialiste.

Top Channel