Durrës, buxheti rrezikon sezonin turistik

01/05/2012 00:00

Edhe pse jemi ne muajin maj ende asnje investim publik nuk eshte ndermarre ne prag te fillimit te sezonit turistik ne Durres.

Ndryshimi i menjehershem i kushteve atmosferike risjell ne vemendje situaten kritike qe rrezikon edhe kete vit sezonin turistik. Qyteti bregdetar e turistik eshte ende pa nje buxhet. Miratimi i paketes fiskale 2012, ne janar, pa rritjet e parashikuara te taksave dhe tarifave te paraqitura nga bashkia ndikoi ne parashikimin e te ardhurave dhe hartimin e projektbuxhetit  i cili nuk eshte paraqitur akoma per shqyrtim ne Keshillin Bashkiak. Kryebashkiaku Vangjush Dako shprehet se gjendja e krijuar eshte pjese e vullnetit te munguar politik mes anëtareve te Keshillit, shumicen e te cilit e kane te djathtet.

Kjo situate mban peng nje varg investimesh qe duhet t’i paraprijne sezonit turistik, duke nisur nga fondet per ndermarrjen komunale te Plazhit, infrastrukturen qe mundeson higjienen ne plazhe dhe ndriçimin, si dhe aktivitetet e pritshme qe do te gjallerojne stinen e nxehte duke ofruar argetim dhe kenaqesi artistike per pushuesit vendas dhe te huaj. Viti i kaluar per shkak te problemeve ne Keshillin Bashkiak te diktuara nga qendrimet politike te nje viti elektoral regjistroi nje sezon turistik te vaket dhe me mjaft probleme ne Durres.
 

Top Channel