Mediu në SHBA, takon krerët e BB

30/04/2012 18:30

Ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu zhvilloi një vizitë pune në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë qëndrimit të tij, ku shoqërohej edhe nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, ai zhvilloi edhe një sërë takimesh me përfaqësuesit më të lartë të Bankës Botërore.

Mediu tha se, të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë pasur një implementim në terren, si dhe kanë nisur të japin efektet e menjëhershme në përmirësimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm mjedisor.

Nga ana e tyre, zyrtarët e Bankës Botërore theksuan se do të vijojnë të jenë të pranishëm me projektet e tyre në Shqipëri.

Top Channel