Ina Rama: Luftë pa kompromis me krimin

28/04/2012 00:00

Kryeprokurorja Ina Rama kërkoi sot luftë pa kompromis me krimin. Në
mbledhjen e Këshillit të Prokurorisë, zonja Rama i bëri thirrje
prokurorëve që të tregojnë përgjegjshmëri më të lartë në punën e tyre.

“Më duhet t’ua ritheksoj që ky vazhdon të mbetet vizioni im. Ka qenë në fillim dhe vazhdon të jetë i njëjti vizion. Nuk mund të ketë kompromise me fenomenet negative që ndodhin dhe nëse kemi, konstatojmë do të thotë se kemi hapa prapa në struktura të caktuara. Ne do të vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, të ushtrojmë funksionet tona me përgjegjshmëri të plotë. Nuk është thjesht një pritshmëri është një kërkesë dhe unë vërtetë kërkoj që ju ta merrni seriozisht siç e kemi marrë gjithmonë. Unë kërkoj që ne të luftojmë fort duke bërë në çdo ditë pjesën tonë atë që ne na takon ma përket nga ligji me përgjegjësi dhe përkushtim të plotë”, tha Rama.

Top Channel