Kuçovë, vodhën tubat, pranga dy autorëve

27/04/2012 00:00

Vjedhja e pajisjeve prej çeliku me qëllim tregtimin e tyre për skrap ka
përfshirë së fundi dhe sektorin naftënxjerrës të Kuçovës.

12 tuba çeliku janë sharruar nga paisjet e puseve të naftës dhe janë transportuar për t’u tregtuar për skrap, ndërkohë që policia arrestioi në flagrancë autorët.

Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Beratit bëjnë me dije se mbrëmjen e se enjtes nga ana e strukturave të policisë së Kuçovës, në bashkëpunim me strukturat e Drejtoris së Policisë së qarkut të Beratit, u bë arrestimi në flagrancë i Nosi Sulova, 51 vjeç dhe Eduart Kovaçi, 24 vjeç.

Arrestimi i tyre u bë pasi pasi në afërsi të fshatit Gegë, te Kuçovës janë kapur duke vjedhur tubo çeliku në teritorrin naftënxjerrës. Vlera e materialeve të vjedhura mësohet se kap shumën e 300 mijë lekë të reja.

Top Channel